Debate në mbledhjen e Kryesisë së PD, Bushati: Të hiqen dyert e blinduara
Në ambientet e selisë blu, çrej orës 19:00 po mbahet mbledhja e Kryesisë, ku për herë të parë pas 9 vitesh, drejtues nuk do të jetë Lulzim Basha. PD që tashmë drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, do të vijojë debatet e brendshme për gjetjen e një zgjidhjeje të gjithëpranuar.
Deputeti Helidon Bushati, tha se duhet që të hiqen dyert e blinduara.
”Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Gjesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Duhet të kthehemi në normalitet. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta”.
Lulzim Basha dha dorëheqjen më 21 mars si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie.