Debate të forta në Kuvend që në nisje të seancës! Balla përplaset me Edmond Spahon
Ka nisur me debate të forta seanca e sotme në Kuvend. Edmond Spaho ka kërkuar që seanca të nisë me interpelancën dhe jo me debatin. Drejtuesja e seancës së sotme Ermonela Felaj bëri me dije se ende nuk është marrë një vendim për kërkesën e Spahos.
Më pas ka ndërhyrë edhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili ironizioi Spahon duke thënë se duke qenën nën ndikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha është normale që të marrë kot.
Debatet
Edmond Spaho: Keni shkelur rregulloren.
Ermonela Felaj: Ju ftoj të uleni të zini vendin tuaj. Rregulloren po zbatojmë. A mund të dëgjoni para se kuvendi të marërë një vendim. Ju ftoj të qetësoheni dhe të zini vendin tuaj.
Edmond Spaho: Lexo rregulloren.
Ermonela Felaj: Do më duhet të dëgjoj dy folës para se kuvendi të marrë një vendim. Zoti Spaho jeni pa mikrofon. Ju lutem të dëgjojmë edhe kolegët e tjerë deputetë.
Taulant Balla: Unë e kuptoj që e keni të gjithë nga pak Sali nga brenda. Duke e pasur Saliun brenda merr kot. Kjo është diskutuar edhe në konferencën e kryetarëve. Keni të gjithë eksperiencën e duhur parlamentare. Sot janë dy çështje që janë pikë e parë e rendit të ditës
Edmond Spaho: Lexoni rregulloren.
Ermonela Felaj: Ju lutem të dëgjojmë zotin Balla
Taulant Balla: Që ty të ka hyrë Saliu brenda të ka hyrë. Po mbaje poshtë Saliun. Mos e ngri deri këtu. Mocionet me debat janë një seancë e posaçme.