Debate te Ligjet, Ristani: Vendi është mbushur me kanabis, askush nuk arrestohet

Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës lidhur me cëcshtjen e narkotrafikut në vend dhe blerjes së votave në zgjedhjet e së dielës që u mbajtën në Bashkinë e Dibrës, të cilat u fituan nga kandidati i majtë Muharrem Rama. Shkak është bërë shqyrtimi i projektligjit “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope ”, ku i ftuar në komision është zëvendësministri i Brendshëm Stefan Çipa i cili prezantoi risitë e projektit në fjalë. Por për demokratët kjo është një mbledhje për ti kërkuar llogari qeverisë.

“Ku ka çaluar puna parandaluese që vendi është mbushur me kanabis. Droga po lëviz me tonelata, me avionë, me anije, me kamionë dhe askush nuk po arrestohet”- iu drejtua deputeti demokrat Arben Ristani zëvendësministrit Çipa.

Në kundërpërgjigje, numri 2 i Ministrisë së Brendshme i kujtoi Ristanit se projektligji në fjalë nuk ka të bëjë me çështjen e kanabisit. Por pavarësisht kësaj, sipas tij, ka një strategji kombëtare për parandalimin apo asgfjesimin e kanabisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Projektligji që po diskutojmë nuk ka lidhje me parandalimin apo asgjësimin e parcelave. Ka një strategji kombëtare për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike dhe atë po e zbatojmë me përpikmëri”- u shpreh Stefan Çipa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kjo përgjgije duket se nuk e ka bindur Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, i cili insistoi duke i kujtuar se është bërë shumë pak nga qeveria në parandalimin e këtij fenomeni. “Me këtë hall që ka shqipëria me drogën, keni bërë shumë pak”- u shpreh Arben Ristani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?