Debate tek Ligjet. Xhafaj: Po hapen dosjet që latë pa djegur. PD: Procesi i paligjshëm
Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate të forta mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, ku shkak është bërë shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Hapjesë së Dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën komuniste.
Demokratët e kanë kundërshtuar vijimin e këtij procesi në mënyrë të njëanshme nga ana e mazhorancës, duke i akuzuar se po tentojnë të mbulojnë dosjet që janë shkruar nga vetë socialistët në atë kohë.
“Dosjet që keni shkruar vetë do t’i hapni në mënyrë selektive. Çdo proces pa opozitën është i paligjshëm”- u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi. Ndërsa në kundërpërgjigjen e tij, kryetari i këtij komisionit, Fatmir Xhafaj u shpreh se tashmë po hapen dosjet që u lanë pa djegur në kohën kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike. “Hapen dosjet që latë ju pa djegur”- iu drejtua deputeti socialist Eduard Halimit.
KOHA JONË SONDAZH

