Debatet në grup, Keta: Basha veproi drejt në Dibër. Sfida e PD-së, të rikthejë besimin te vota
Deputeti demokrat Roland Keta përmes faqes së tij zyrtare në rrjetet sociale jep dëshminë e presioneve dhe blerjes së votave që u zhvilluan në zgjedhjet e Dibrës, ku kandidati i djathtë Sherefedin Shehu humbi garën e tij përballë Muharrem Ramës të PS-së. Keta thekson se e gjtihë zona e Selishtës ishte e mbjellur me drogë dhe se ajo ruhej me armë nga persona që nuk ishin dibranë.
Sipas tij, me zgjedhjet e Dibrës, Rama po sfidon jo vetëm opozitën, por edhe partnerët ndërkombëtarë.Dhe detyra e opozitës, thotë ai, është që të rikthejë besimin e qytetarëve te vota.
“Sot kam parë fatkeqësisht që shumë mediat pranë qeverisë na kishin ndarë në grupe pro dhe kundër Bashës. E para: Unë kam qenë çdo ditë në fushatë në Dibër. Zona ime ishte Selishta, e mbushur me drogë dhe roje të ardhura anë e kënd vendit për t’a mbrojtur atë. Presioni ndihej kudo, paratë u derdhën lumë vetëm e vetëm që Edi Rama të krekosej sot si gjeli në majë të plehut. Por sot Edi Rama ka sfiduar popullin opozitën partnerët ndërkombëtare ka sfiduar çdo vend partner që beson se vota e lirë është themeli i demokracisë. Edi Rama i varfëroi dibranët për t’u blerë më pas varfërinë siç bëri me 11 shtator, siç u faktua me zë dhe figurë nga mediat kombëtare dhe lokale. Sfida e çdo shqiptari e opozitës, e PD, deputetëve të saj dhe e Lulzim Bashës, është t’u kthejë shqiptarëve besimin te vota dhe ta nxjerrë atë nga tregu ku e ka fut Edi Rama. Ky është grupi ku unë bëj pjesë. Sepse unë besoj fort se Lulzim Basha bëri gjënë e duhur në Dibër, veproi drejt dhe i faktoi çdo qytetari, çdo analisti, çdo partneri se si Edi Rama i trajton zgjedhjet. Ky ishte testi se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm ata që mendojnë si Edi Rama e gjejnë fajin te opozita”- shkruan deputeti Roland Keta.
KOHA JONË SONDAZH

