Debati/ Çfarë nuk u dëgjua në Kuvend, Balla ‘nxeh’ Berishën kur i përmend…
Ndërsa nesër mazhoranca pritet të miratojë një kërkesë me anë të së cilës do të thirret si dëshmitar në Komisionin Hetimor për CEZ, edhe djali i sh-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, me arsyetimin se emri i tij ka dalë në emailet e drejtuesve të CEZ, vetë Berisha është “nxehur” sot me kryetarin e këtij komisioni, Taulant Balla.
BalkanWeb ka mundur të zbardhë debatin që ka pasur nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri dhe fjalët e Ballës që e kanë nxehur aq shumë.
Mësohet se në kohën që Berisha akuzonte Ramën si kreun e Meduzës, që kishte ndikuar për lirimin e kriminelëve nga burgu, Balla e ka akuzuar se ka vjedhur 400 milionë euro, aq sa është edhe dëmi, që sipas Ballës, i është shkaktuar konsumatorit dhe financave të KESH, nga kjo marrëveshje. Por kaq ka mjaftuar që Berisha t’i kthehet me fjalët “shpifës, ordiner, përdhunues”.
Balla: T’i vodhe 400 milionë euro
Berisha: Ti je mashtrues, shpifës i dokumentuar
Balla: Do të thërras prapë në komision…
Berisha nxehet: Shpifës i ndryrë, me gojë të ndryrë, duhet të mbyllësh gojën kur shpif. Ramën nuk e lë Surreli të bëjë zgjedhje të lira, se kështu është kur e ngre vilën e Surrelit me shpifës të ndryrë, përdhunues dhe trafikantë.
KOHA JONË SONDAZH

