Debati Farage-Rama, avokati Hasani: Deputeti britanik po i përdor shqiptarët si tabelë qitjeje, s’i ka mbetur kauzë tjetër
Deputeti britanik Nigel Farage, thotë se 1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg. Pasi deputeti njoftoi se kishte pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë, kryeministri Edi Rama i kërkoi që të caktonin datën, ndërsa i tha se nuk mund t’i përdorë shqiptarët si mish për propagandën lidhur me Brexit.
Duke folur për këto replika, avokati shqiptar në Britani Naim Hasani i cilësoi deklaratat e Farage si politike. Për të Farage njihet si një politikan me pikëpamje të ashpra dhe se si ka mbetur gjë tjetër për të përdorur përveç retorikës së ashpër ndaj emigrantëve. Sipas tij, numri i emigrantëve shqiptarë të paligjshëm drejt Britanisë ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2022, kur pati një “bum” të emigrantëve që shkonin me gomone, një shifër që arriti në mbi 12 500.
Për të shqiptarët janë përdorur si “tabelë qitjeje” nga politikanë të caktuar në Britani për të promovuar politikat e tyre ekstreme. Ai tha gjithashtu se Farage nuk pritet që të vijë në pushtet, dhe se opinioni publik britanik ka treguar edhe më herët se është kundër deklaratave të tilla ekstreme.
”Vitin e kaluar vetëm 577 shqiptarë kaluan ilegalisht drejt Britanisë me gomone krahasuar me 2022 që ishin 12 500 qytetarë. Kemi thuajse frenim total të fenonemit të kalimit të shqiptarëve me gomone. Tani kemi ndryshim të situatës dhe Sunak ishte personi që premtoi se do të ndalonte kalimin me varka të emigrantëve të paligjshëm. Duke qenë se e pa të pamundur shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme në Britani dhe rezultati ishte një humbje e thellë e partisë konservatore dhe fitore e laburistëve. Farage e ka profesion zhurmuesin, dhe sa më shumë që të bëjë aq më shumë dëgjohet në konceptin e tij.
Është dhe strategu kryesor i referendumit për daljen e Britanisë nga BE dhe i vetmi politkkn nga ata që mbështetën Brexit që është vokal dhe mbron me pasion, kurse të gjithë politikanët e partisë konservatore që e prmovouan me forcë Brexit, sot nuk janë më në oupshtet dhe nuk meren me Brexi. E gjithë përgjegjësia i mbetet kryeministrit aktual Starmer dhe Rama duhet t’i përqendrojë energjitë në marrëdhëniet e mira dhe të shkëlqyera dhe të Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim me çdo kusht, përfshirë edhe luftën kundër emigracionit dhe bandave kriminale, në kuadër të shtëpive të barit. Farage është i mirë për të vënë në pah këto probleme por nuk ofron zgjidhje”, u shpreh avokati.
KOHA JONË SONDAZH

