Debati Majko-Llalla, reagon TIA: Trysnia politike cënon pavarësinë e Prokurorisë

Përmes një deklarate për mediat, TIA dënon deklaratat e deputetëve të majtë, pasi sipas saj në këtë mënyrë, cënohet pavarësia dhe integriteti i Prokurorisë.

Ndërsa i cilëson tërësisht jo profesionale deklaratat e deputetëve socialistë që Prokurori të mos nxitohet të hetojë ministrat, TIA thekson se ky është një hap mbrapa në respektimin e ligjit si dhe presion politik ndaj organit të akuzës që ministrat dhe zyrtarë të lartë të mos merren nën hetim.

TIA nënvizon se ky qëndrim është në kundërshtim me rekomandimet e BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Transparency International Albania ka ndjekur me shqetësim debatin e zhvilluar dje në Kuvendin e Shqipërisë mes deputetëve të mazhorancës qeverisëse dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklaratat e deputetëve si dhe mënyra e komunikimit mund të konsiderohen tërësisht jo profesionale dhe një presion i hapur kundër integritetit dhe autoritetit të Prokurorit Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Paralajmërimet e deputetëve që Prokurori mos nxitohet të hetojë ministrat janë një faktor regresiv në uljen e respektimit të ligjit dhe forcës së ndëshkueshmërisë penale ndaj politikanëve dhe qeveritarëve të korruptuar.

Trysnia politike që prokuroria të shohë punët brenda saj dhe mos merret me hetimin e ministrave është një mesazh i cili vjen në kundërshtim me gjithë rekomandimet e BE dhe detyrimet e Shqipërisë pas marrjes së statusit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Pandëshkueshmëria dhe mos dënimi i pushtetarëve për vepra penale ul çdo ditë besimin e qytetarëve tek sistemi dhe shteti i së drejtës”, thuhet në deklaratën e TIA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?