Debati në grupin e PD për Zgjedhoren, Bardhi: Ja lëshimi që mund ti bëjmë Bashës

Reforma Zgjedhore është tashmë kryefjalë e aksionit opozitar të grupit Berisha-Bardhi, për sa kohë nuk merr atë që kërkojnë, uljen në karrigen e Reformës Zgjedhore të Oerd Bylykbashit si bashkëkryetar.

Grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi nuk negocion bashkëkryetarin, por në mbledhjen me dyer të mbyllura është propozuar që t’i bëhet një lëshim Lulzim Bashës, mundësia që të ketë një anëtar në Komisionin e Posaçëm.

Propozimi i Gazment Bardhit mori mbështetjen edhe të deputetit Ferdinand Xhaferraj, që pala tjetër të ketë të drejtën e një anëtari, nëse ai tërheq Enkelejd Alibeajn nga drejtimi. Aleatët e demokratëve këmbëngulin që opozita të ketë një qëndrim të unifikuar për reformën.

Gazment Bardhi: Do duhet të dalim me një vendim për sjelljen që ne do duhet të kemi në seancën e nesërme dhe tek Komisioni i Reformës Zgjedhore të premten. Unë bashkë me disa deputet mungoj për shkak të përjashtimeve. Për reformën zgjedhore jemi mbledhur në një qëndrim 47 deputet nga 55 që ka opozita në total. Mendoj se ne nuk duhet t’a negociojmë bashkëkryetarin e reformës, por do duhet që grupimit tjetër t’i jepet mundësia e një anëtari. Duhet të lëshojmë në këtë pikë.

Ferdinand Xhaferraj: Ne jemi 47 deputetë që jemi mbledhur rreth një qëndrimi për reformën zgjedhore. Unë mendoj që t’i drejtohemi edhe grupimit të Bashës. S’kemi pse të jemi ekstremistë. Ti themi që të takon një anëtar në komision, sill kë të duash.

Agron Duka: Duhet të unifikohemi në një qëndrim për reformën zgjedhore. Jo të flasim secili për hallin e vet. Duhet t’i qëndrojmë atyre që kemi thënë, nuk mund të shkojmë pas mendimit të një personi. Duhet unifikim.

Gazment Bardhi: Do dalim me një platforme. Është grupi jonë që na përfaqëson për reformën zgjedhore që po punon.

SHKARKO APP