Debati për buxhetin e vitit 2024, Vangjeli flet për skena të rënda në Parlament

Një shans trefish të humbur për qeverinë, opozitën dhe shqiptarët e ka konsideruar analisti Lorenc Vangjeli debatin për buxhetin 2024.

“Shans i trefishtë i humbur, shansi i mazhorancës që mund të gjente mundësi për përmirësim, për opozitën që idetë e saj i implementohet në kushtetutën financiare të vitit dhe shans i humbur për shqiptarët që të shohë debatin që të ketë transparencë për mënyrën si do të shpenzohen paratë e tij në një vit nga një qeveri që ka marrë pushtetin për 4 vjet. Në këtë klimë konflikti që ka politika shqiptare do të ishte e udhës që së paku në nëntorin e buxhetit palët të bënim armëpushim për të filluar betejën e rëndësishme sesi do të shpenzohen paratë e shqiptarëve. Kjo do të ishte mbi gjithçka”.

Në këto kushte, sikurse ka deklaruar edhe opozita, Vangjeli paralajmëron skena më të rënda të hënën dhe të martën kur do të diskutohet buxheti në parlament. Sipas tij salla e Kuvendit mund të jetë ngrehina e fundit e grevës së urisë e deputetëve të opozitës.

“Egoizmi politik këtu është mbizotërues dhe druaj se do t’ju jap lajm të keq se javë tjetër e hëna dhe e marta që do jenë ditët e debatit, salla e parlamentit mund të shndërrohet në skena edhe më të rënda se këto që pamë dhe mund të jetë ngrehina e fundit e grevës së urisë. Nuk kanë arritur të bëjnë atë që duhet dhe nuk kanë arritur të bëjnë detyrën e tyre. Qeverisja me heshtje dhe opozita me veprime nuk e kanë me njëri-tjetrin por e kanë gjetkë”./A2cnn/

SHKARKO APP