Debati për Zgjedhjet në Peshkopi, Presidenti reagon në orën 13:30

Debati që është për Dibrën, nëse duhet të shkojë në zgjedhje apo jo, ka vënë përballë vendimin e Presidencës dhe kundërshtinë e Partisë Socialiste. Institucioni i Presidentit të Republikës bëri të ditur se do të reagojë publikisht, me anë të një deklarate për shtyp, në orën 13:30, pas kërkesës së Partisë Socialiste për anulimin e dekretit mbi zgjedhjet në Peshkopi.

Debati mes Partisë Socialiste dhe presidentit të Republikës, Bujar Nishani, lidhet me zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Peshkopisë, pas largimit të Shukri Xhelilit. Partia Socialiste e ka konsideruar sot si një akt individual dekretin e presidentit Nishani, për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 shtator për kryetar të bashkisë në Peshkopi.

Partia Socialiste në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje Kreut të Shtetit që të tërheqë dekretin dhe ta konstatojë atë si të pavlefshëm. Kjo pasi që, PS-ja është shprehur se dekreti është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, për aq kohë sa nuk ka hyrë në fuqi ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?