Debati Rama-Vuçiç për Kosovën, mediat serbe: Incident diplomatik!

“Unë nuk prisja një provokim nga Rama. Nuk do të lejoja një provokim këtu në Beograd”. Me këtë titull e hap shkrimin e saj RTS, televizioni shtetëror serb.

Ndërsa B92 thotë: “Unë nuk do të lejoj askënd të na poshtërojë në Beograd”. “Kosova është pjesë e Serbisë, unë jam i kënaqur që mund ta përsëris para zotit Rmaa, por ndihem keq që kryeminisri shqiptar shfrytëzoi rastin për të përmendur Kosovën këtu në Beograd”, shton B92.

Edhe Tanjug flet për një bisedë jo fort të lehtë midis tyre duke shtuar se kryeministri shqiptar ka thyer rregullat strikte të shtetit pasi abuzoi me besimin e kryeministrit serb duke përmendur Kosovën në fjalën e tij. “Rama thyen protokollin, Vuçiç: Unë nuk e pranoj poshtërimin”.

Po ashtu edhe e përditshmja “Kurir” ka shkruar: “Rama provokon Vuçiç. Vuçiç përgjigjet: Nuk lejoj askënd të na fyejë në Beograd, Kosova është Serbi.” 

SHKARKO APP