Decentralizimi, Çuçi: Kuvendi nuk do të negociojë më buxhetin e bashkive
E ardhmja e financave të bashkive do të varet nga të ardhurat e përgjithshme. Kjo do të jetë një rregullim i sistemit financiar të bashkieve në kuadër të ligjit të decentralizimit.
Ministri për Çështje Vendore Bledi Çuçi tha se kjo do të rregullohet me ligj dhe se financimi për bashkitë nuk do të negociohet nga Kuvendit.
“Së pari me ligjin e financave vendore ne përfundimisht do të përcaktojmë masën e grantit të pakushtëzuar që destinohej për qeverisjen vendore si raport të të ardhurave të përgjithshme në Shqipëri. Pra do vendoset me ligj dhe nuk do të jetë e negociueshme vit pas viti ashtu siç ka qenë deri vjet, që në cdo vit buxhetor kuvendit negocionte sesa do të jetë shumë e parave që do të cojë në bashki. Ne do të vendosim me ligj që kjo do të jetë si % e të ardhurave të përgjithshme. Që do të thotë në rast të rritjes ekonomike të Shqipërisë do pasqyrohen menjëherë në rritjen e buxhetit të bashkive. Apo në rast të rritjes së inflacioneve të pasqyrohet në raport të buxheteve vendore” – u shpreh ministri Çuçi.
KOHA JONË SONDAZH

