Berisha Bushatit: Fundrrinë, kodosh… Unë jam Sali Berisha, ju të gjithë më dukeni si plehra
Është tensionuar situata në seancën plenare teksa gjatë fjalës së tij deputeti demokrat Sali Berisha lëshoi një sërë akuzash ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar teksa ai po fliste për marrëdhëniet e qeverisë shqiptare.
Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si të një sëmurë psikik.
“Zotëria shtroi një çështje, ‘kokën në tepsi’. Pse them se është kjo fjalë? E din ai mirë se kokën e ka në tepsi, e ka pa apel. E di që do ik se shqiptarët do i vënë drunë. Ai nuk ndjen pendesë. A vdiqën tre vetë nga përmbytjet? Po një fjalë nuk e patëm nga kryeministri.
Nuk ka ndjenja njerëzore. i sëmuri psikik këto tipare ka. Tipike e një njeri të sëmurë.
Çfarë ndodhi me Kosovën. Mediat serbe e shkruan se Donald Trump ka thënë se është bërë gabim i madh me Kosovën dhe se duhet ti kërkojmë të falur Serbisë, foli këshilltari i këtij dhe e mohoi.
Ai nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për Kosovën. Nuk ka folur kush më shumë se unë për Kosovën.
Unë kisha biseduar shumë qartë; për Kosovën do të bisedoni me udhëheqësit e Kosovës.
A bëri gabim Rama se u tha se ‘Duhet të keni pavarësi’ jo nuk bëri gabim. po ku u tregua skandaloz.
U dëshmua tek marrëveshja, që u firmos vetëm nga Shqipëria dhe Beogradi. Tirana-Beogradi e heqin veten si zotër të Prishtinës.
Për Kosovën unë ua kisha bërë të qartë serbëve, do bisedoni me udhëheqësit e Kosovës.
Nëse ti nënshkruan marrëveshje me Serbinë që përfshin edhe Kosovën pa palën kosovare, atëherë kjo do të thotë se Tirana dhe Beogradi e mbajnë veten si padronë të Prishtinës.
Ne do nisim rezolutën kundër kësaj marrëveshjeje. Ju e bëtë këtë për interes të një pale të tretë, sepse s’keni interes kombëtar. Ju i futët thikën Kosovës”, tha Berisha.
E ndërsa ai po mbante fjalën e tij, nga vendi ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do ti kërkonte të tërhiqte deklaratat e tij ndaj Kosovës. Por ka qenë tejet i ashpër reagimi i ish-kryeministrit, i cili iu drejtua Bushatit me fjalët “fundrrinë”, “një njeri i rritur nga kodoshët”.
“Nuk mundesh ti të më thuash ashtu, ti je fundrrinë”- deklaroi Berisha.
Por replikat nga vendi vijuan serish.
“Këlysh i bllokut, o fundërrinë. Mor fundërrinë që akuzohesh njëherë për “gylenist” e njëherë për…kështu. Ai është një fundërrinë.
Pra edhe njëherë njerëz që i futën një thikë të fortë interesit kombëtar, jam Sali Berisha unë o budallenj, nuk tërhiqem unë.
E di si më dukeni mua plehra unë. Se të tillë jeni, para interesit kombëtar nuk njoh asgjë unë.
I keni futur thikën për llogari të palës së tretë. I futet thikën Kosovës për llogari të Begogradit, me ato marrëveshjet që firmosët”- shtoi Berisha.
Por akuzat e tij deri në fyerje personale ka shkaktuar reagime të forta në radhët e mazhorancës të cilët i kërkuan Bershës të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur ndaj shefit të diplomacisë shqiptare.
“Jam Sali Berisha unë, nuk i tërheq fjalët që them. Asnjë presje nuk tërheq”- iu drejtua Berisha socialistëve.
KOHA JONË SONDAZH

