Deklarata e partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Hap historik!

Në Foto: Kryeministri Edi Rama dhe kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti (arkiv)

Kryeministri i vendit Edi Rama ka përgëzuar partitë shqiptare në Maqedoni mbi deklaratën e përbashkët që kanë vendosur për ndërtimin e qeverisë së re.

Rama ka thënë në rrjetin social Facebook se shprehja e vullnetit të përbashkët përbën një hap historik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie.”-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tryezën e diskutimeve u ulën partitë “Bashkimi Demokratik për Integrim”, Lëvizja “Besa”, “Aaleanca për Shqiptarët” si edhe “Partia Demokratike e Shqiptarëve”.

Deklarata e përbashkët sjell 7 kushtet kryesore që këto forca politike vendosin për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve elektorale më 11 dhjetor 2016. A.D.

Shqiptarët “trondisin” Shkupin: Platformë shtetformuese e unifikuar

Ministria e Jashtme: Roli i Tiranës në zhvillimet në Maqedoni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?