Deklarata e Ramës për Kosovën, Vuçiç thërret ambasadorët e 5 shteteve
Mediat serbe thonë se ai do të ankohet për deklaratat e Ramës në lidhje me pavarësinë e Kosovës.
“Tanjug” njofton se ky takim vjen pasi kryeministri shqiptar Edi Rama theu vizitën protokollare në Beograd duke përmendur Kosovën dhe duke abuzuar me besimin e kryeministrit Vuçiç, i cili u shpreh se nuk do të lejojë askënd të poshtërojë Serbinë.
Sipas mediave serbe, Vuçiç ka thirrur në takim ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Italisë.