Deklaratat e bujshme të Bejtes dhe Plasarit! A po kërkon Rama përplasje fizike?

Situata në Shqipëri nuk është aspak e qetë, populli është revoltuar ndaj qeverisë ”Rama 2”. Të martën në një përballje në emisionin ”Opinion”, poeti dhe gazetari Andi Bejtja pasi përmendi të gjitha shkeljet e ligjit dhe mashtrimet në shembjen e teatrit iu drejtiua kolegut të tij Baton Haxhiu. ”Baton, pusho, sesi qytetar i Tiranës, për Teatrin unë të vras”.

Një ditë më pas, në të njëjtën studio përballë Fevziut edhe studiuesi dhe shkrimtari Aurel Plasari, tha qetë dhe pa ngurim duke folur sërish për teatrin. ”Unë jam njeri që për të drejtën mund të vras me qetësi”. Në fakt këto reagime që vijnë pasi fadromat u futën përdhunshëm në 4:30 të mëngjesit gjatë gjëndjes së jashtëzakonshme, nga pandemia duket se përbëjnë pikën që derdhi gotën.

Në epokën e Ramalindjes, pasi e kanë zhveshur qytetarin nga liria për të zgjedhur, pasi e kanë përdhosur dhe vjedhur financiarisht, po kërkojnë ti grabisin edhe memorie, nostalgjinë, kujtimet e fëmijërisë, pra thjeshtë po tentojnë ta zhbëjnë si njeri. Prandaj për ditë e më të shumtë, do të jenë intelektualët që do luajnë me shkrepse duke përligjur dhunën personale si të vetmen rrugë për tiu përgjigjur dhunës shtetërore. /Lapsi.al/

SHKARKO APP