Deklaratë e Partisë Demokratike mbi ngjarjen e rëndë në Paris
Deklaratë e PD dhe e Berishes mbi ngjarjen e rëndë në Paris
Sulmi dhe vrasjet që ndodhën sot në Paris ndaj revistës “Charlie Hebdo” dhe stafit të saj ishin thellësisht tronditëse. Duke i dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte terroriste, dhe përcjellë ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura si dhe shpresën e përmirësimit për jetët e rrezikuara, Partia Demokratike qëndron përkrah Francës e aleatëve në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtjen e përhershme të lirisë e fjales së lirë.
Berisha : Akt terrorist barbar ne Paris!
Te dashur miq. Parisi, Franca dhe mbare bota u shokuan sot nga nje sulm mizor terrorist ndaj revistes satirike Charlie Habdo, avanguard e mendimt te lire ne mediat e Frances dhe mbare botes. Ne kete masaker makabre terroriste jane egzekutuar dymbedhjet vete, drejtues dhe gazetare te Charlie Habdo, roje te sigurise dhe plagosur dhjete te tjere, disa prej te cileve jane ne gjendje kritike.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt barbar dhe shprehur ngushellimet me te thella dhe solidaritetin me te larte familjareve te viktimave, autoriteteve te vendit mik, uroj qe ligji dhe drejtesia te bjere me forcen me te madhe ndaj te gjthe atyre terroristeve, qe kane ideuar, sponsorizuar dhe ekzekutuar kete akt horror terrorist te shemtuar!