Dekretet e Nishanit, Ahmetaj: Financat janë delikate, nuk duan turbulenca

Arben Ahmetaj ministri i Fiancave ende i padekretuar nga kreu i shtetit ka komentuar sot vonesën e vendimit të Presidentit. Në emisionin “Top Story” në “Top Channel” ai tha se kreu i shtetit nuk po ndjek të njëjtën procedurë si më parë.

“Kam shkuar edhe njëherë tjetër te Presidenti. Ai bëri atëherë shkarkimin dhe emërimin në të njëjtën kohe”,- tha Ahmetaj.

Nga ana tjetër ai ka shtuar se vonesa e dekretimit nuk i shërben financave të vendit. “Financat shqiptare, janë delikate dhe s’kanë nevoje për turbulenca”,- tha Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?