Dekreti i Metës mbërrin në KQZ, Kume: Duhet ndërprerë organizimi për zgjedhjet e 30 qershorit
Dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit ka mbërritur në KQZ.
Më herët nënkryetari i këtij institucioni, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi kanë thirrur një mbledhje të KQZ-së në orën 12:00, për të shqyrtuar vendimin e presidentit Meta.
Për ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume thotë se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca nuk ka hapësira ligjore për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit por as për shkarkimin e Kreut të Shtetit.
Sipas Kumes, menjëherë pasi deklarata e Presidentit të marrë formën e dekretit, KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.