Dekriminalizimi, arrihet konsensusi mazhorancë-opozitë
Ditën e sotme, Komisioni i Posatshëm ka votuar unanimisht ligjin për dekriminalizimin. Parimisht opozita dhe mazhoranca kanë votuar pro këtij ligji, ndërkohë që ka nisur votimi nen për nen i ligjit.
Kreu i Komisionit të posatçëm, Oerd Bylykbashi, ka theksuar si të rëndësishëm largimin nga jeta politike të personave me rekorde kriminale. "Do të kufizohen për të ushtruar funksione publike personat që kanë vendime gjykate për vepra kriminale.
E drejta për të kandiduar dhe afati kufizohet nga niveli i veprës penale të kryer. Ndalohen të kandidojnë edhe ata persona që në shtete të huaj, ku kanë masë arresti me burg apo me kërkim ndërkombëtar.
Kufizohet e drejta për të votuar e zgjedhësve që janë denuar për vepra të rënda penale", ka deklaruar Bylykbashi në prezantimin e draftit.
Sa i takon testit të drogës që pritet të votohet në Kuvend, ai nënvizoi se siguron integritet maksimal zyrtarëve, por kjo do trajtohet me komision. "Ligji nuk është vetëm për zyrtarët në të ardhmen, por për të gjithë ata që janë sot me detyrë", tha Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

