Dekriminalizimi, Bylykbashi: Mungon vullneti, nuk ka pengesa në ligj

Një ditë pas shqetësimit të kreut të KQZ-së, Lefteri Luzi, Ora News bisedoi me kryetarin që drejtoi Komisionin e Posaçëm të Dekriminalizimit Oerd Bylykbashi. Sipas deputetit të PD-së nuk ka pengesa ligjore për zbatimin e ligjit dhe e vetmja mungesë është vullneti për ta zbatuar atë.

E vetmja pengesë për ligjin e dekriminalizimit, është vullneti për ta zbatuar atë.

Ky ka qenë qëndrimi i Oerd Bylykbashit pas deklaratës se ky ligj është i pazbatueshëm, të bërë nga kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ligji është plotësisht i zbatueshëm dhe e vetmja gjë që duhet të zbatohet është vullneti për të bërë punën. Pavarësisht numrit të subjekteve dhe kjo është marrë parasysh, janë të gjithë mekanizmat dhe instrumentat që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme apo të gjithë organizatat e ngarkuara nga ligji të bëjnë detyrën e tyre dhe të arrijnë atë që është qëllim, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Çdo lloj situate tjetër që pengon me çdo lloj qoftë dhe pretendimi se ligji është i pa zbatueshëm, së pari shkon kundër asaj që është një konsensus jo vetëm politik por edhe teknik mbi funksionimin e ligjit. Dhe e dyta, na minon një objektiv kaq të madh që në fakt tashmë është një prioritet real dhe për BE”- tha Bylykbashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej deputeti i PD, tha se pavarësisht numrit të lartë të subjekteve që i nënshtrohen këtij ligji, nuk pengohet zbatueshmëria e këtoj ligji sepse detyrat midis KQZ dhe Prokurorisë janë të ndara siç duhet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?