Dekriminalizimi, Dashamir Tahiri: S’ka arsye për të më hequr mandatin

Deputeti i zgjedhur në 2013 si pjesë e PDIU-së por që aktualisht është pjesë e grupit parlamentar PD-së, Dashamir Tahiri ndodhet në një prononcim për median ku thotë se dje kishte mësuar që ishte dënuar në Itali për një patentë false.

Tahiri tha se nuk është e arsyeshme për të hequr mandatin dhe e quajti absurde masën e prokurorisë

“Është një vendim jo i duhur sepse unë jam vënë në dijeni nga prokuoria dje dhe kam marrë të gjitha masat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam vënë në dijeni KQZ  kam marrë masat në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dënimi im është për një patentë falso dhe është bërë pa dijeninë time dhe pa përfaqësinë time

Sa i takon lekëve falso. Unë kam qenë vizitor në Itali.

Kam qëndruar në autostradë  dhe në një bar kam marrë një lëng portokalli dhe për kusur  më është dhënë një 10 mijë literëshe si resto (sot 5 euro)

Atje ka qenë policia dhe ka bërë verbal të momentit por nuk  jam dënuar për atë”-  deklaroi deputeti demokrat Dashamir Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?