Dekriminalizimi, ja zyrtarët që rrezikojnë postin
Teksa dje u miratua nga mazhoranca dhe opozita drafti për dekriminalizimin, i cili diskutohej prej kohësh dhe që mundëson ndalimin e zgjedhjes apo emërimit në pozicione publike të personave që kanë kryer një vepër penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Kështu, çdo person që është dënuar me vendim të formës të prerë brenda apo jashtë vendit, nuk mund të zgjidhet krybashkiak, deputet, këshilltar në bashki apo qark, etj.
Ky ligj do të veprojë edhe ndaj personave që në kohën e kryerjes apo tentativës së kryerjes së krimit mbanin identitete të ndryshme nga ato që mbajnë në momentin kur zbatohet ndalimi ndaj tyre.
Vetëdeklarimi do të jetë hapi i parë për zbatimin e këtij ligji. Kurse personat që preken nga ky ligj, duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë se nuk kanë kryer asnjë vepër penale të parashikuar nga ky ligj..
KOHA JONË SONDAZH

