Dekriminalizimi, komisioni i posaçëm miraton draftin
Komisioni i posaçëm parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së 24 dhjetorit, është mbledhur paraditen e sotme, duke miratuar projektligjin që trajton çështjen e ndalimit të zgjedhjes dhe ushtrimit të funksionit nga persona me rekorde kriminale.
I njohur ndryshe edhe si drafti “Për dekriminalizimin’, u desh gati një vit debatesh, që palët të bien dakord përfundimisht për të miratuar një draft të përbashkët për këtë çështje, ku nuk kanë gjetur dakortësi vetëm në një pikë, ne testin e drogës.
Ndërkohë që konsensusi është arritur për pika të tjera, siç është verifikimi i shenjave të gishtërinjve, si mënyra më e sigurtë, sipas opozitës, për identifikimin e personave me të shkuar kriminale, që mund të kenë përdorur disa identitete.
Nga ana e tij, kreu i komisionit, Oerd Bykylbashi pohoi se ligji do të largojë nga politika dhe institucionet shtetërore personat me rekorde kriminale.
“Personat me krime të rënda largohen përjetë. Për personat me krime me të lehta penalizmi do jetë më i ulët”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

