Dekriminalizimi – KQZ mblidhet nesër për mandatin e Tahirit, Selamit e Rroshit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mblidhet nesër për të marrë në shqyrtim rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për deputetët Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi.

Prokuroria kërkon ndërprerjen e detyrës për tre të zgjedhurit nga populli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 27.12.2016, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Elvis Roshi, kryetar i Bashkisë Kavajë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Shkëlqim Selami, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Dashamir Tahiri, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?