“Dekriminalizimi”, Kristaq Kume: Ja si do veprojë KQZ për Selamin, Tahirin e Roshin

Ish-kryetari i KQZ-së shpjegon procedurën që duhet të ndjekë KQZ për dy deputetët dhe kryebashkiakun e Kavajës që prokuroia ka kërkuar lënien e mandateve Selamin

Dy deputetë nga kampet politike të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si edhe kryebashkiaku socialist për Kavajën, Elvis Roshi, u shpallën zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme si persona që iu ndalohet e drejta të ushtrojnë funksione publike në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Pas kontrolleve mbi vërtetësinë e formularëve të vetëdeklarimit të tyre, prokuroria ia ka përcjellë rezultatet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që pritet të mblidhet për t’ju ndërprerë atyre mandatin në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, thënë ndryshe “ligji për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”. Ndërkaq, deputetët Tahiri e Selami dhe kryebashkiaku Roshi deklarohen nën hetim penal për falsifikim të formularëve. Në një intervistë për “News 24”, ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume shpjegoi procedurën që duhet të ndjekë tashmë KQZ-ja duke zbatuar ligjin.

kume

Swiss Digital Desktop Reklama

Si vepron KQZ me mandatet e dy deputetëve pas dorëzimit të dokumentacionit nga Prokuroria?

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar kërkesave drejtuar KQZ për të zgjedhurit deputete, ky institucion i ka kërkuar siç duhet tashmë që të verifikojë vetëdeklarimet e bëra. E drejta për të realizuar një verifikim të tillë i nis KQZ ose ku ka indicie ose kryesisht. Ka shumë kërkesa për verifikim në Prokurori, të bëra jo vetëm nga KQZ. Tashmë ka mbaruar procedura e verifikimit. Pas kësaj është njoftuar KQZ për rezultatet e këtij verifikimi, ka kryer detyrën e saj, dhe tashmë i ka dhënë institucionit që ka bërë kërkesën të gjithë dokumentacionin e kërkuar, dhe tashmë i takon KQZ të vijojë. Nga dita kur prokuroria ka njoftuar për rezultatet e këtij verifikimi, për një periudhë 10 ditore, KQZ shqyrton dokumentacionin e ardhur nga prokuroria.

A ka të drejtë ta vërë në pikëpyetje këtë dokumentacion?

E shqyrton dokumentacioni , për të dalë se ajo çka ka dalë nga Prokuroria a korrespondon me një nga veprat e parashikuara për dekriminalizimin. Nëse po, atëherë duhet vazhduar më tej. Nëse rezulton se subjekti përkatës bëhet objekt i ligjit për dekriminalizimin, duhet që KQZ të shohë edhe afatin brenda të cilit mund të veprojë ky ligj. Në varësi të veprave e drejta për t’u zgjedhur hiqet, për 5, 10 apo më shumë vite.

Deputetët nga ana tjetër kanë sjellë dokumentet e tyre nga Italia. Si vepron KQZ në këto raste?

KQZ e thërret personin e caktuar, që ligji e detyron të bëjë vetëdeklarimin, dhe më pas KQZ bën verifikimin.

A kanë të drejtën e ankimimit?

Kjo është një e drejtë e kujtdo. Si çdo qytetar tjetër, që mendon se është bërë diçka jo e rregullt ndaj personit të tij.

Pse ka një mos reagim për të mos folur, si i ke parë reagimet e dy deputetëve

Deri diku kauza e opozitës për dekrimanizlimin rezultoi kauzë e drejtë dhe e moralshme përderisa mori vlerësim ndërkombëtar. Elvis Roshi nuk ka për çfarë të shprehet për disa kohë. Vendimet për të cilat opinioni publik është i njohur, e shpallin fajtor jashtë territoreve të Shqipërisë. Çdo argument apo pretendim për të kundërtën është i pavlerë. Roshit i ka mbetur vetëm të dorëhiqet para shkarkimit, vendim që e tërhoqi mbrapsht. Ndërsa për dy deputetët e tjerë, di një detaj për zotin Shkëlqim Selami, në periudhën korrik gusht shtator, kur koalicioni LSI-PS  u vu në diskutim a do të vazhdonte apo jo, pati një lëvizje nga ana e PS që në dijeninë time kishte informacione lidhur me këtë fakt në këtë njollë të zotit Selami dhe ka bërë trantativa për ta afruar në grupin parlamanetar. Dhe ju them me garanci edhe pse nuk ekziston një shkresë zyrtare, Selami nuk ka marrë pjesë në asnjë takim të grupit parlamentar, de fakto nuk është më pjesë e LSI-së. Ka kohë që Selami nuk shkon asnjë mbledhje të LSI-së. Ai nuk është më deputet de fakto, jo de juro i LSI. Në këtë mënyrë kërkon t’i shpëtojë rrjetës së dekriminalizimit.

Po zbatohet ligji i dekriminalizmit?

Kanë filluar efektet e para, edhe pse jemi me vonesë, sepse u bënë dy vjet që kur u diskutua për nxjerrjen jashtë të deputetëve me të kaluar kriminale, jemi në muajt e fundit të mandatit të parë të PS-LSI, dhe ky debat ka filluar disa vite më parë. Dhe tani diskutohet vetëm për tre emra deputetësh.  Shumë zyrtarë në nivele vendore presin me ankth vendimin e Prokurorisë për prerjen e mandatave. Elvis Roshi e ka mbaruar karrierën politike, Dashamir Tahiri është pjesë e grupit parlamentar të PD, dhe në rast se KQZ  vendos t’i heqë mandatin, kemi shtim të deputetëve të Mazhorancës.

A rrezikon opozita të mos marrë pjesë në zgjedhje?

Deri tani është hedhur idea e bojkotimit të zgjedhjeve, apo bërjes së një presioni më të madh të zgjedhjeve, kjo është bërë nga Garda e Vjetër e PD. Nuk besoj se opozita do riskojë të refuzojë hyrjen në zgjedhje. Mungesa e një alternative e detyron opozitën, do ishte fatale për opozitën, do bënte gafë të madhe.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?