Dekriminalizimi, largimi i deputetëve rrit mazhorancën. Emrat zëvendësues…

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se në kuadër të kontrollit të formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve ka konstatuar fshehje të të dhënave kriminale nga deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Do të kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Elvis Roshi dhe largimi i dy deputetëve. Nëse dy deputetëve do t’u hiqen mandatet, mazhoranca fiton një deputet nga opozita.

Dashamir Tahiri është zgjedhur si deputet nën siglën e PDIU-së, por kur kjo e fundit bëri koalicion me Partinë Socialiste, Tahiri iu bashkua grupit parlamentar demokrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se ai humbet mandatin, zëvendësuesi i tij do të jetë nga lista e PDIU-së. Ai do të jetë Edmond Zejno. Ndërkohë që bëhen gjatë deputetë të kësaj partie, që i bashkohen koalicionit me PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu siç do të zgjidhet edhe zëvendësuesi i Shkëlqim Selamit nga radhët e LSI-së, i cili pritet të ndahet mes Flamur Çelajt dhe Katina Gogos. Në këtë mënyrë, mazhorancës i shtohet një deputet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?