Dekriminalizimi – Partitë s’janë distancuar nga kandidatët e përjashtuar
Në studion e lajmeve të Ora News, Krasniqi tha se zbatimi i ligjit të dekriminalizimit nuk do të ketë pritshmërinë e publikut.
Ai tha gjithashtu se dekriminalizimi nuk do të jetë pika kryesore e zgjedhjeve të qershorit, pasi fokusi kryesor do të jetë financimi elektoral, për atë që quhet standard i zgjedhjeve
Krasniqi: Pavarësisht se kjo është një nisme personale do të duhet të kishte një vullnet të qartë politik të palëve, jo duke adresuar aktakuzës nominale të individit, por duke mbajtur qëndrim politik. Unë këmbëngul, nuk kam parë këto ditë asnjë deklaratë nga partia kryesore në mazhorancë, apo nga partia kryesore e opozitës apo nga partia e tretë që distancohen publikisht nga kandidati i përjashtuar nga politika dhe që premtonte përjashtimin, largimin e këtyre individëve nga partia politike siç është përcaktuar në rregullat statutore. Edhe në këtë rast, nëse kryetari i bashkisë është shkarkuar nga funksioni nga Këshilli i Ministrave, do të duhet që partia përkatëse politike të kryejë aktin publik, distancimin dhe ofrimin të një modeli të ri politik, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.
Mendoni se do të kemi një zbatim të këtij ligji?
Krasniqi: Nuk besoj se ligji do të ketë rezultatet që publik pret ose ne presim për shkak se janë interesat politike të ndërthurura aq shumë mes palëve sa vetëm individët që kalojnë vijën e kuqe, do të thotë krijojnë koalicionet të cilët nuk i shkojnë përshtat palëve politike bëhen target për tu sulmuar. Në rastin konkret kemi tre emra nga tre partitë kryesore dhe kjo është tipike, është një përpjekje e Prokurorisë për ta trajtuar në mënyrë të një trjatshme, por në fakt nuk është ky trajtimi që kërkon ligji dhe thelbi i dekriminalizimit. Thelbi është që çdo individ, kushdoqoftë ai, kujdoqoftë partie duhet të përballet me këtë ligj.
A do të jene zgjedhjet test për dekrminalizimin?
Krasniqi: Nuk mendoj se do jetë pika kryesore, pika kryesore mendoj se do të jetë çështja e financimit elektoral dhe e asaj që quhet zgjedhjet e ndershme. Këto zgjedhje do jenë prova nëse do ketë financim apo keqfinancim të asaj që quhet standard zgjedhor.
Ligji i Vettingut mendoni se është më perfekt që do bëjë dicka për reformën në drejtësi?
Krasniqi: Praktikisht ligji ka hyrë në fuqi dhe është e tepërt të diskutojmë përmbajtjen e tij. Në fakt opozita vërtet e vonoi procesin, por në thelb e detyroi mazhorancën të sillet ndryshe ndaj elementëve të këtij ligji dhe nëse opozita kishte disa kritika, disa prej tyre të drejta lidhur me numrin e organeve të përfshira ekzekutive atëhere mazhoranca duhet të gjejë mekanizmin që këto individë të mos jenë direkt të përfshirë dhe produkti final i zgjedhjes të jetë me sa më shumë besueshmëri publike dhe kam përshtypjen ky është një mesazh që faktori ndërkombëtar ja ka dhënë mazhorancës dhe është pranuar një lloj kompromisi i heshtuar që ky ligj të jetësohet. Se kush do të jetë rezultati do të duhet shumë kohë për ta parë. Dmth procesi i verifikimit është shumë i gjatë. Problemi i madh i Shqipërisë është se ne po largojmë dhe jemi dakord, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por me kë do ti zëvendësojmë. Ne nuk kemi aq shumë sa do të arrijmë të zgjedhim kush janë më të mirët. Dhe ne do të operojmë si në politikë, do zgjedhim të keqen më të vogël. Mund të arrijmë të realizojmë vettingun nga ana formale, por ne kemi nevojë për një drejtësi funksionale. Ky vetting në këtë formë që është nuk arrin të na garantojë këtë gjë. Gjithësesi kjo do të jetë një operacion i gjatë dhe në raportet ndërkombëtare do të duhen 5 vjet për të parë rezultatet.
Ndryshimet në kodin zgjedhor, Krasniqi i shikon pozitive.
Krasniqi: I shoh trend pozitiv. Nisma e partive politike ishte pozitive për faktin që do të duhet dikush nga aktorët politike që ka vota në parlament dhe që ka fuqi në komisionin përkatës dhe kjo është një nga partitë përbërëse të këtij komisioni ka propozuar sot disa ide për të diskutuar në mënyrë që të mblidhet sa më parë komisioni i reformës zgjedhore. Deri tani komision nuk ka bërë asgjë dhe nëse në kërkojmë alibi do të ndodhemi në një situatë krizë dhe do të arrijmë në një fazë, ku një përfaqësuesi i opozitës kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve. Nëse kjo ndodh në Shqipëri, është tregues i jonormalitet në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

