Delegatët e 11 dhjetorit/ Këlliçi: Nëse kërkohet, shkarkimi i Bashës është i sigurt

Delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor, do të kalojnë në një sitë të verifikimit të firmave për të garantuar vlefshmërinë e vendimmarrjes. Deputeti Belind Këlliçi, mbështetës i ”Foltores” tregon detajet e Kuvendit.

“Në tribunën kryesore do të jetë një vend vetëm për delegatët. Konfirmimi që do kenë delegatët është si asnjëherë më parë. Do kenë “badge” me emrin dhe funksionin, do kenë një “bar code” të skanur në mandatin e tyre. Kur pjesëmarrësit futen në takim në një tabelë, në një monitor të madh në stadium do të dalë numri i pjesëmarrësve dhe ne do të kuptojmë nëse kemi kuorumin dhe nëse e kemi, atëherë kuvendi është legjitim për të patur vendimmarrje”, tha Këlliçi.

Qëllimi kryesor i kuvendit do të jetë ndryshimi i statutit të partisë duke përfshirë të gjitha elementet e përmendura nga Sali Berisha gjatë turit të foltoreve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e shkarkimit të Lulzim Bashës.

“Do të ketë rikthimin e referendumeve, rikthimi i primareve, nëse ditën e shtunë, unë jam i bindur që do të ndodhë, por nuk dua ta paragjykoj, do të ketë një kërkesë për shkarkimin e Bashes dhe kuvendi do të votojë pro”,-tha për ”A2cnn”.

SHKARKO APP