Dëmet nga tërmeti, Kuçi: Turpi i radhës me grantin e dëmshpërblimit!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kontjana Kuçi denoncon atë që ajo e cilëson si turpin e radhës të qeverisë me grantin e dëmshpërblimit të banorëve që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Përmes rrjeteve sociale, Kontjana Kuçi deklaron se kaosi me dëmshpërblimet vazhdon teksa rindërtimi është shndërruar në një cirk propagandistik elektoral dhe ndërkohë një burim i madh përfitimi për sektin e betonit, oligarkët e ndërtimin dhe mafian pranë qeverisë dhe bashkisë.

“Turpi i radhës me grantin e dëmshpërblimit.

Rihapet nesër pa asnjë njoftim zyrtar dhe për vetëm një ditë aplikimi për qytetarët në Durrës që kanë dëmtime DS1, DS2 dhe DS3.

Pas ankesave të shumta nga banorët hapen aplikimet pranë Prefekturës së Durrësit por vetëm për një ditë dhe pa njoftim zyrtar.

Kaosi me dëmshpërblimet vazhdon teksa rindërtimi është shndërruar në një cirk propagandistik elektoral dhe ndërkohë një burim i madh përfitimi për sektin e betonit, oligarkët e ndërtimin dhe mafian pranë qeverisë dhe bashkisë.

Mē 25 prill të gjithë së bashku ta shpëtojmë Durrësin nga papërgjegjshmëria dhe babëzia e “Rilindjes” dhe të nisim e ndërtojmë qytetin tonë ashtu siç e meriton”, shprehet kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi.

SHKARKO APP