Demokratët po punësohen në administratë, Spahiu: Më i moralshëm se pranimi i mandateve nga deputetët

Juristi Kreshnik Spahiu komenton strategjinë e kryeministrit Edi Rama që po punëson në administratë përfaqësues të PD-së dhe opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai e cilësoi një strategji për të përçarë edhe më shumë opozitën, por nga ana tjetër theksoi se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pranimi i mandateve nga deputetët e PD-së.

‘”Edhe kryetari i PD-së së Vlorës nuk mund të presë 36 vite në opozitë, sa të vijë PD në pushtet. Do punësohet. Që ka strategji nga PS që po i punëson ata, sepse po rekruton në administratë të gjithë njerëzit me influencë të PD-së, duke u ofruar punë dhe ngjallur xhelozi apo nxitur përplasje brenda PD”,-tha në Report TV.

Po ashtu ndau mendimin se ky është një cikël i mbyllur për opozitën, e cila aktualisht kontrollohet nga kryeministri Rama. ”PS erdhi me dualitet në qeveri dhe tani e ka timonin e vetëm. Mungesa e pushtetit të bën që opozita të konsumohet dhe të humbasi rrugës. Mendoj se ky është një cikël i mbyllur. Edhe liderët e PD-së mendoj dhe jam i bindur se janë të kontrolluar nga pushteti i Edi Ramës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacione të besueshme tregojnë se shumë drejtues vendorë të PD po kërkojnë punë në administratën e drejtuar nga Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita është në ditën e saj më të zezë dhe duket se po shkon drejt zhbërjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?