Demokratët sërish kundër buxhetit: Injoron sektorët e energjisë dhe bujqësisë
“Të dy këta sektorë të rëndësishëm kanë gjetur pak vend në Buxhet, – tha deputeti Shehu, – dhe ashtu si edhe në politikat e tjera edhe në këto dy sektorë vitin e ardhshëm pritet që ndikimi i buxhetit të jetë i vogël dhe përsa i përket energjitikës edhe negativ”.
Deputeti Shehu tha gjithashtu se shqiptarët po përjetojnë kthimin e territ energjitik, të cilin e kishin harruar që nga viti 2005, pasi filozofia e qeverisë demokrate ishtë që kostoja më e madhe është mungesa ose mospatja e energjisë elektrike.
U konstatua se shkaku i përkeqësimit të situatës është përkeqësimi i menaxhimit i cili bie në sy si menaxhim politik dhe klientelist. Kthimi i territ lidhet edhe me politikën e qeverisë dhe të kryeministrit Rama për t’u hakmarrë ndaj arritjeve të qeverisë demokrate, për tu hakmarrë ndaj qytetarve dhe për të rritur terrorin psikologjik tek qytetarët. Aktualisht, sektori energjitik është në kolaps dhe kjo për faj të keqqeverisjes, keqmenaxhimit të korporatës dhe sistemit të shpërndarjes e transmetimit të energjisë elektrike, dhe kësaj iu shtua edhe zgjidhja klienteliste që u bë me ish-kompaninë CEZ shpërndarje.
“Qeveria përvecse nuk i kërkoi CEZ të kthente borxhet mbi 600 milion dollarë e 3.2 miliardë dëme, dha edhe një dhuratë prej 100 milion euro. Borxhet e kësaj kompanie janë rritur në përmasa të llahtarshme dhe qeveria përdor taksat e qytetarëve për të mbuluar këto humbje”, tha Shehu.
Qeveria do të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Flitet se do të jetë 12 lekë kv/h i cili është 70% më i lartë se sa cmimi ekzistues për shtresat e ulta dhe të mesme që konsumojnë deri më 300 kv/h.
“Në Buxhetin e vitit që vjen nuk ka asnjë mbështetje për sektorin e energjisë. Sektori është në kolaps. Rreziqet në vitin e ardhshëm priten të jenë më të mëdha”, tha gjithashtu ai.
KOHA JONË SONDAZH

