Demokratët vendosin për deputetët në 12 qarqe, “vlerësimi” kalon në fazën finale mbi 350 emra

Selia e Partisë Demokratike
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike zbardh datat e votimit të kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike në 12 qarqe të vendit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Mësohet se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD, është drejt finalizimit të punës për përzgjedhjen e kandidatëve.

Bëhet e ditur se votimi për deputetë të PD në qarkun e Kukësit do të bëhet më 25 shtator, në Dibër më 26 shtator, në Gjirokastër më 27 shtator, në Berat më 28 shtator.

Votimi për deputetë të PD në qarkun Shkodër do të bëhet më 30 shtator, në Lezhë më 1 tetor, në Durrës më 3 tetor, në Vlorë më 5 tetor.

Qytetarët do votojnë për kandidatët për deputetë nga PD në rrethet Korçë më 7 tetor, në Fier më 8 tetor, dhe në Tiranë më 10 tetor.

Anëtarësia e Partisë Demokratike nis këtë javë votimin për kandidatët potencialë për deputetë. Kjo është hera e parë që anëtarët e një partie politike në Shqipëri propozojnë dhe votojnë për ata që duan t’i përfaqësojnë në parlament. Votimi është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kënë mundësi të kontestojnë 1 kandisat ose të konfirmojnë listën në bllok.

Kalendari i votimeve

Qarku Kukës – 25 Shtator
Qarku Dibër – 26 Shtator
Qarku Gjirokastër – 27 Shtator
Qarku Berat – 28 Shtator
Qarku Shkodër – 30 Shtator
Qarku Lezhë – 1 Tetor
Qarku Durrës – 3 Tetor
Qarku Elbasan – 4 Tetor
Qarku Vlorë – 5 Tetor
Qarku Korçë – 7 Tetor
Qarku Fier – 8 Tetor
Qarku Tiranë – 10 Tetor

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjedhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

SHKARKO APP