Dënimi i Tahirit/ Alibeaj: Vërtetoi se qeveria e Ramës është e korruptuar, vendit i kushtoi damkën si “Kolumbia së Europës”

Kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe nënkryetari i kësaj partie, Enkelejd Alibeaj thotë se me vendimin e Gjykatës së Apelit për të dënuar me 3.4 vite burg Saimir Tahirin, thotë se i dha të drejtën PD-së. Ai shton se ky dënim ka provuar që kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar.

”Për vite me radhë Edi Rama mohoi kanabizimin e Shqipërisë, mohoi lidhjet e tij dhe të deputetëve të tij me krimin, mbrojti “ministrin kampion” që e shndërroi policinë në rojtare të parcelave të hashashit, ndërsa vendit i kushtoi damkën si “Kolumbia së Evropës” dhe ngecjen në vendnumëro në procesin e integrimit.

Koha i dha të drejtë Partisë Demokratike, beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?