Dënimi me burg për memet, Rama: S’ka shans të ndalohen me ligj!

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar pas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë për ndëshkimin me burg të atyre që bëjnë mëmë.
Rama shkruan me ironi në rrjetet  sociale se ky lajm ka revoltuar ca analiste, ndërsa thekson se nuk ka shans që të ndalohen memet.
“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”,- shkruan kreu i qeverisë në një postim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?