Dënohet për 34 akuza, Trump: Nëse ma bënë mua, mund t’ia bëjnë kujtdo. Jam kandidati kryesor për President

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pasi u deklarua fajtor për 34 krime, ku e quajti gjyqin shumë të padrejtë.

“Për sa i përket gjyqit ishte shumë i padrejtë. Ne nuk na lejuan të përdornim ekspertin tonë zgjedhor në asnjë rrethanë. E patë se çfarë ndodhi me disa nga dëshmitarët që ishin në anën tonë, ata u kryqëzuan nga ky njeri”, tha ai.

Një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.

Trump u shpall fajtor për 34 akuzat. Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur ai është kandidati republikan që synon të fitojë garën përballë presidentit demokrat Joe Biden. Ish-presidenti ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.

SHKARKO APP