Denoncimi: “20 mijë euro në ditë për propagandën e Ramës”

Rexhina Leka, anëtare e Kryesisë së LSI Durrës, ka denoncuar shfaqjet televizive të Edi Ramës në prezantimin e kandidatëve. Në një reagim në Facebook, duke ju referuar teknologjisë që përdor zyra e shtypit e kryeministrit, Rexhina Leka shprehet se kostoja e kësaj shfaqje kushton 20 mijë euro.

“A e dini sa u kushton taksapaguesve shqiptarë një “spektakël” i tillë propagandistik? Mbi 20 mijë euro. Për ekranin LED, teknologjinë, regjinë, audion, ndriçimin, kohën satelitore, etj, etj. Dhe gaztori propagandist bën 3 të tilla në javë, dhe ka bërë me qindra në 8 vitet fasadë të “Rilindjes” duke arritur në koston prej miliona eurosh. Miliona euro nga xhepat e shqiptarëve. Nuk jemi të varfër. Jemi të zhvatur.  Shpenzohen miliona euro për “show” e nuk ka para për teste, medikamente falas, shtretër në spitale, banesa për 8 banorët që jetojnë ende në çadra e kotinjerë. Më 25 prill do e shporrim “Rilindjen”, papërgjegjshmërinë dhe propagandën e saj boshe. Pas 25 prillit JO më propagandë. Por PUNË”,- shkruan Rexhina Leka në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?