Denoncimi/ Alpo TV vjedh energjinë. Administratori nuk arrestohet se është mik i ministrit Ahmetaj

Bile jepet edhe nje foto e ministrit cAhmetaj dhe administratori i Alpo TV, Aristotel Petro.

Gazetari i Gjirokastrës ka publikuar edhe një raport konstatimi të OSHEE (ish -CEZ) të prillit të këtij vit, sipas të cilit, këtij televizioni i janë gjetur dy lidhje të paligjshme energjie. Po keshtu ai jep dhe nje raport konstatimi te OSHEE.

Raporti daton 1 muaj pas rritjes së masës së dënimit për vjedhjen e energjisë, në Kodin  Penal. Në denoncimin e tij ai bën me dije se 3 muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit CEZ ia ka ndërprerë energjinë këtij televizioni që transmeton në një objekt 4 -katësh në qendër të Gjirokastrës. Por ai e ka rilidhur sërish atë me anë të linjave të paligjshme, duke konsumuar veprën penale, të cilën kryeministri e ka theksuar disa herë këto ditë, se parashikon 3 vjet burg. Gjatë 4 ditëve të para të operacionit kundër vjedhjeve të energjisë elektrike janë arrestuar me dhjetëra pronarë biznesesh. Por një pjesë e opinioni publik i sheh këto operacione jo vetëm si show për të mbuluar rritjen e çmimit të energjisë, por edhe si selektive dhe joefikase.

Nese kjo eshte sic e raporton gazetari eshte skandal prej organeve kompetente qe nuk zbatojne ligjin e nuk duhet te aplikojne dy standarte; disa arrestohen e ndonje tjeter se eshte mik i mininstrit nuk arrestohet! 

SHKARKO APP