FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denoncimi i ish-deputetes: Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Partia Demokratike vijon me denoncimet ndaj qeverisë, duke treguar “një realitet krejt ndryshe, larg propagandës”, -sipas tyre-, përsa i përket kushteve të vështira me të cilat përballet sistemi arsimor sot.

Ka qenë ish-deputetja e demokrate Dhurata Çupi, e cila tregon realitetin e vështirë, me të cilin përballen fëmijët në rrethin e Dibrës dhe të Matit. Sipas Çupit, “dhjetëra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën”, ndërkohë që qeveria dhe ministria nuk bën diçka për t’i ndihmuar.

Reagimi i plotë i Çupit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.

Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës.

Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?