Denoncimi nga Berisha: Patronazhisti i Taulant Ballës merr në dorë votat e Diasporës

Pasi në Kuvend nuk tregoi faktet për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 Majit, Sali Berisha akuzoi drejtuesin e PS për Diasporën, Taulant Balla, se ka manipuluar procesin zgjedhor të 11 majit, duke futur njerëzit e tij brenda sistemit të dërgimit të votave nga jashtë. Duke publikuar fotot e një punonjësi postar të identifikuar si Sinan Patozi, një herë teksa përpunon zarfet e votave të Diasporës dhe në një foto tjetër teksa pozon krah Ballës, Berisha tha se ky është vetëm një episod i mashtrimit. Denoncimin fillimisht e bënë një ditë më parë drejtuesja e PD për Diasporën, Jozefina Topalli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

”Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni. Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është. Votat në duart e partisë së krimit. Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt.

Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit. Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë. Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo tregon se nuk ishte proces, por ishte një gjë që u bë në zyrat e partisë, nga njerëz të partisë. Të paguar janë, një pjesë janë të paguar. Kanë marrë pjesë dhe ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ambasadave. Asnjë nga këto të mos ishte, mjafton implikimi i postës shqiptare dhe ikën ai proces. Kurrë ne nuk do të ftonim të votonim me një postë që kalon nga Posta Shqiptare. Ajo dihet se kush kalon në postën shqiptare”,-tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?