Deputetët e Le Pen rezolutë kundër Shqipërisë: Jo anëtarësimit në BE
Tre deputetë të së djathtës franceze kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ata e kanë konkretizuar qëndrimin e tyre përmes një projekt-rezolute. Tre deputetët e Frontit Nacional që drejtohet nga Le Pen shprehen se shkak janë arsyet e gjendjes sociale dhe ekonomike në Europë.
Dominique Bilde, Sophie Montel dhe Steeve Briois kundërshtojnë në mënyrë të ngjashme edhe proceset e anëtarësimit të Malit të Zi dhe Turqisë. Projekt-rezoluta vë në dukje se Shqipëria ka përfituar deri tani kredi europiane që shkojnë deri në 315,5 milionë Euro në vitet 2000-2006 dhe 306,7 milionë Euro në vitet 2007-2010.
Për këto arsye e të tjera, eurodeputetët kërkojnë: mbajtjen e referendumeve në çdo vend anëtar lidhur me valën e re të anëtarësimeve të mundshme në BE dhe sidomos ndalimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.