Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, kërkojnë rikthimin e Berishës në grupin e PD-së

Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend. Kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë, nuk është pranuar nga kryetarja Lindita Nikolla.

Ndërkohë deutetët e Rithemelimit kanë kërkuar rikthimin e Berisësh në grupin e PD-së .

Spaho: Ju detyron të njoftoni që Berisha është pjesë e grupit. Çfarë keni ju me vendimet e grupit të PD. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup ose jo. Ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nikolla: Futet me vendim partie në grup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Baçi: Para disa kohësh keni marrë një vendim për futjen në grup e PD të disa deputetëve të përjashtuar. Janë dy standarde, janë dy qëndrime të kundërta, jeni në shkelje të ligjit.

Më pas, deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kryeparlamentarja Nikolla ka ndërprerë seancën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?