Deputetët e opozitës-Ramës: Prano nenin “88”

Paragrafi “88”, i rekomandimeve të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, mbetet pika që i mban demokratët larg tryezës dhe Komisionit të Posaçëm. Me kalimin e draftit për miratim në parlament, e kaluar me votat e maxhorancës sepse opozita u largua pa dhënë dakordësinë e saj. Qëndrimi i PD-së, u ashpërsua edhe me deklaratën e kreut Basha pas mbledhjes së grupit në orët e paradites së djeshme, ku ndër të tjera kreu demokrat nënvizoi se: “PD është e gatshme ta votojë draftin e reformës, nëse ka dakordësi për kërkesat e saja në të kundërt”, paralajmëroi Basha, PD-ja nuk do ta votojë projektin e reformës. Nëse pala tjetër nuk bie dakord, “Tungjatjeta!”, “Mirupafshim kur të bini dakord”,- ka thënë më tej Basha. Për demokratët neni “88”, i rekomandimeve të Venecias, mbetet zgjidhja për mos kapjen politike. Palët kërkojnë një reformë, ku të jetë e përfshirë opozita, por kjo e fundit kushtin e saj e ka të qartë. Drafti tashmë që mori dritën jeshile, do të kalojë në kuvend ku edhe aty pritet të marrë 94 vota e duhura. Maxhoranca nuk e plotësohen e vetme pa deputetë demokratë, edhe pse është hedhur në fushë ideja e trafikimit të votës, kjo nuk pritet të ndodhë. Së pari vetë Kryeministri Rama, është ai i cili ka deklaruar se nuk do të ketë blerje vote, por ka deputetë demokratë që e duan reformën. Kjo do të thotë që nëse ka vota të PD-së pro draftit, do të jenë vota të pa blera, por as më pak e as më shumë se sa vota që ofrohen nga vetë deputetë që kanë një linjë veprimi të ndryshme nga grupi. Lidhur me këtë, “Koha Jonë”, deputetët e PD-së, Edi Paloka, Albina Deda, Liljana Elmazi, Mimoza Hajdar Mataj, Luçiano Boçi, Gjergji Papa dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehin qëndrimet e opozitës mbi ecurinë e procesit. Edi Paloka, Nënkryetar i Partisë Demokratike, i pyetur nga “Koha Jonë”, se cila është rruga që PD do të ndjekë për dakordësinë e saj, për një draft që tashmë do të kalojë në kuvend, Paloka ka theksuar se: “Nuk mund të ketë reformë pa opozitën”.

Për deputeten Albina Deda, ideja e trafikimit të votave, është e Edi Ramës. “Kryeministri ka ditë që shantazhon se do të blejë vota nga deputetët e opozitës për miratimin në mënyrë të njëanshëm të reformës në drejtësi”,- theksoi Deda. Dhe për deputeten Liliana Elamzi, Kryeministri nuk do një reformë. Ajo ka deklaruar se: “Ne kërkojmë zbatimin e rekomandimit “88” të Komisionit të Venencias, që flet për vendet e rezervuara”. Sipas deputetes, Mimoza Hajdarmataj, çdo përpjekje për ta “shqipëruar” Rekomandimin “88” të Komisionit të Venecias. “Për emërimin e organeve drejtuese sipas formulave alla Rilindje të Ramës, e fut Drejtësinë në agoni pa kthim”,- ka nënvizuar ajo. Ndërsa deputeti Luçiano Buçi thotë se: “PD nuk do të pranojë një qëndrimin shantazhues nga ana e Kryeministrit”. Deputet Gjergji Papa, i cili votimin e djeshëm e ka cilësuar si një votim të njëanshëm, pasi u tregua edhe një herë, theksoi Papa, që: “Rama nuk do drejtësi veç asaj që ai ta ketë atë nën kontroll të plotë”. Në të njëjtën linjë është dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu. I pyetur se çfarë ndodh nëse drafti i miratuar për të shkuar për votimin në parlament, pa dakordësinë e opozitës, ai thotë se qëllimi i maxhorancës është shmangia e opozitës nga procesi dhe konsensusi bazuar mbi rekomandimet e Venecias.

Deklaratat e deputetëve të opozitës

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Paloka: “Nuk mund të ketë reformë pa opozitën. Nëse do tentohet trafikim votash, atëherë nuk kemi më demokraci funksionale në Shqipëri. Ne e kemi bërë të qartë, që në një rast të tillë do të djegim mandatet dhe atëherë qeveria do duhet të përballet me pasojat. Me pasojat e një lufte pa kompromis, për rikthimin e demokracisë në vend”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmir Mediu: “Nëse qëllimi i maxhorancës është shmangia e opozitës nga procesi dhe konsensusi bazuar mbi rekomandimet e Venecias, atëherë Reforma është një pretekst për qëllime pushteti dhe politike, jo për të pasur një gjyqësorë të pavarur, por një gjyqësor të kontrolluar në shërbim të korrupsionit dhe qeverisë. Zgjedhjet e parakohshme me këtë qeveri, me këto standarde zgjedhore, as më shumë e as më pak, do jenë mbizotërim i krimit, korrupsionit dhe manipulimit të votave”.

Mimoza Hajdarmataj: “Çdo përpjekje për ta “shqipëruar” Rekomandimim “88” të Komisionit të Venecias, për emërimin e organeve drejtuese sipas formulave alla Rilindje të Ramës e fut Drejtësinë në agoni pa kthim. PD është rezistente pa asnjë lëkundje e mbrojtjes së draftit të Venecias dhe çdo qëndrim i Ramës, i aleatëve të pushtetit dhe ushtarëve të tij, gjoja me bekimin e diplomatëve, nuk impresionon aspak Opozitën”.

Luçiano Boçi: “Mendoj se as zgjedhjet e parakohshme apo referendumi nuk janë zgjidhja.
Deklaratat e tilla janë çështje presioni dhe lojë për të shpallur fajtorë inekzistentë.  Rama duhet të pranojë paragrafin “88” të K. Venecias, për vendet e rezervuara. për të 4 organet kolegjiale, që shpëtojnë kapjen e drejtësisë nga politika”

Albina Deda: “Është rekomandimi “88” i Venecias që mban peng Reformën në Drejtësi, ku Rama nuk e pranon të plotë. Edi Rama ka ditë qe shantazhon se do të blejë vota, nga deputetët e opozitës për miratimin në mënyrë të njëanshme të reformës në drejtësi. Grupi ka deklaruar që do të jetë fundi i parlamentit, nëse trafikohet qoftë edhe një mandat i opozitës dhe menjëherë opozita do të djegë mandatet”.

Gjergji Papa: “Votimi i njëanshëm, pa u arritur konsensusi politik maxhorancë-opozitë, dje në Komision, për një reformë kaq të rëndësishme për vendin, tregon më së miri se për Ramën nuk ka drejtësi tjetër, veç asaj që ai ta ketë atë nën kontroll të plotë”.

Liliana Elmazi: “Ne kërkojmë zbatimin e rekomandimit “88” të Komisionit të Venencias, që flet për vendet e rezervuara. Venecia i vë vulën çdo reforme në drejtësi, çdo ligji. Aty shkon dhe Brukseli dhe Uashingtoni për ndryshimet ligjore, aty duhet të shkojmë dhe ne. Rama nuk e do reformën në drejtësi sepse do një drejtësi që ta kapë të tërën. Nëse Rama tenton të trafikojë deputetë nga opozita, do djegim mandatet”.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?