Deputetët e Partisë Demokratike bllokojnë Parlamentin me forcë

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, pas fjalës së deputetit Edi Paloka. Ai tha se nëse nuk miratohen ligjet për dekriminalzimin, ky Kuvend nuk mund të funksionojë normalisht.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se “Sot nuk ka seancë Parlamentare”. Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj kërkoi të vazhdohej me rendin e ditës dhe votimin e dekreteve për emërimin e minsitrave, por deputetët e PD e kanë bërë të pamundur votimin.

Kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi kërkoi mbledhjen e krerëve të grupeve parlamentare dhe 5 minuta pushim.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi gjatë paradites të mos bojkotojë Kuvendin. Në mbledhjen e zhvilluar paraditen e sotme, deputetët demokratë vendosën të jenë në seancë, por do të vazhdojnë brenda Kuvendit betejën për dekriminalizmin.

Më herët deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se opozita kërkon që sot në kuvend të kalojnë ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit.

“Ajo që kërkojmë është diçka parimore, një ndryshim që është i bëshëm dhe i miratueshëm. Nuk ka asnjë pengesë. Ne kërkojmë ndryshimet sot në ligjin për dekriminalizimin në mënyrë që funksionarë të këtij niveli të mos ushtrojnë funksion publik kur janë të arrestuar në flagrancë për krim ose plagosje. Ajo që kërkojmë është që me ligj kjo kategori të përjashtohet menjëherë. Të pezullohet deri sa të marrë një vendim gjykata,” tha Bylykbashi në një prononcim për mediat.

kuvend2 kuvend 3 kuvend4 kuvend5

SHKARKO APP