Deputetët e PD kërkojnë sqarime nga Ministri i Energjetikës
Partia Demokratike në një deklaratë për mediat është shprehur se sot ata kanë kërkuar nga Ministri i Energjetikës të japë sqarime përse nuk u furnizuan hidorovoret me energji në zonat që janë përmbytur. Gjendja në disa zonë të Shqipërisë ku qytete janë përmbytur, ka mbledhur ditën e sotme Komisionin e PD-së për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku kanë diskuatuar dhe analizuar gjendjen aktuale. Në deklaratë thuhej se:"Ministri të informojë Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese për reagimet e vonuara dhe në shumë zona, ende të munguara të shtetit në përballimin e emergjencës së përmbytjeve. Në jug dhe veri të vendit me qindra hektarë janë në pushtetin e ujit, ku dëmet janë të jashtëzakonshme, dhe në Vlorë një person humbi dhe jetën. Deputetët demokratë vunë theksin tek papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë për marrjen e masave dhe thanë se shteti po dështon në këtë realitet të vështirë për mijëra banorë. Opozita kërkoi që përmbytjet të jenë kryefjalë e punimeve në komisionet parlamentare". Vetë deputetja Mimoza Hadarmataj në një postim në facebook është shprehur se:" Miq, sot, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, kishte në agjendën e punës një seancë dëgjuese me palët e interesit për të diskutuar mbi Projektligjit " Për efiçencën energjetike". Ne si deputet të Opozitës në këtë Komision shprehem shqetësimin për situatën e përmbytjeve te më shumë se gjysmës së territorit të vendit gjithashtu edhe për rreziku që vazhdon të jetë permanent, për shkak të parashikimeve meteorologjike, me shi ne ditët në vijim"- shprehet në postim në facebook deputetja. Më tej ajo shton se: "Dikush duhet të përgjigjet për mungesën e reagimit në kohë, të strukturave te shtetit. Kishte 25 vjet që e kishim harruar, propagandën dhe ngopjen me lugë boshe. Nuk mund të bëhet propagandë me fitoren e Kombëtares dhe te zhvendoset vëmendja nga hallet e shumta të qindra e mijërave familjeve shqiptare".
Pergatiti: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

