Deputetët e PD-së në kullën e Berishës: Meka e demokratëve

Kulla e Sali Berishës në Viçidol duket se është shndërruar në një destinacion, të paktën për demokratët. Ku pjesë e ‘pelegrinazhit’ atje janë bërë dhe ligjvënës të djathtë.

Kështu, deputeti demokrat, Bedri Hoxha, në një postim të tijin në rrjetet sociale, të cilin e ka shoqëruar me tre foto të shkrepura para kullës së Sali Berishës në Viçidol, thotë:

“Miq! Nuk jam në Jerusalem, as në Medinë, por te kulla e dr. Berishës. Këtu në përjetësi do të ngelet Meka e demokratëve. Respekt Tropojë!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe deputetet Albina Deda, Arbiola Halimi dhe Irma Kopliku të Partisë Demokratike disa javë më parë kanë vizituar kullën e ish-kryedemokratit Sali Berisha që ndodhet në fshatin Viçidol në Tropojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tyre të shkosh në Tropojë dhe të mos vizitosh kullën e liderit historik nuk quhet se ke qenë atje.

“Një vizitë te kulla ku lindi e u rrit lideri i madh i demokratëve dr. Berisha”, shkruante deputetja Deda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?