Deputetët e PD-së, protestë te komisariati për të arrestuarit
Nga Gent Strazimiri
Në Komisariatin Nr.1 të policisë në Tiranë, sot ndodhej një zonjë 75 vjeçare, e cila prej tri ditësh tentonte pa sukses të denonconte se si e kishte rrahur një …tatimor… Brenda, ndodheshin 2 qytetarë të ndaluar pasi ishin zënë në flagrancë me "ndërtim pa leje" duke "rregulluar një llamarinë në shtëpinë e tyre" dhe, Gentian Gjonaj, qytetar model që nuk pranon restaurimin e bunkerëve dhe fotografive të Enver Hoxhës…
Së bashku me kolegët Genc Pollo dhe Aldo Bumçi, patëm rastin të "sqaroheshim" nga debatikasi Andi Banushi, që na u prezantua si "Shefi i Krimeve"!
Këto krime kishte zbuluar që mbrëmë (kur rrethonte selinë e PD) dhe këta kriminelë kishte kapur…
Trafikantin e drogës AA 003 GB, është ende i lirë madje vazhdon të jetë … ministër…
KOHA JONË SONDAZH

