Deputetët e rinj që thonë se janë “opozita”, votojnë të gjitha ligjet e qeverisë

Pas betimit, shtatë deputetët e rinj të opozitës kanë votuar për herë të parë projektligjet në Kuvendin e Shqipërisë.

Alban Zeneli i zgjedhur nga listat e PD-së votoi kundër, Lefter Maliqi abstenoi, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha dhe Elda Hoti votuan pro projektligjit të propozuar nga qeveria për nxitje të punësimit, ndërsa Edlira Hyseni nuk ishte e pranishme.

Kundër projektligjit për nxitjen e punësimit votoi edhe deputeti Ylli Shehu nga opozita e re, i betuar javën e kaluar.

Lexoni edhe..

SHKARKO APP