Deputetët e turpit. Ja emrat: Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushi dhe Enver Roshi

Populli po proteston me mijëra para kuvendit, ndërkohë 4 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë nga radha e LSI-së dhe nga PD u betuan. Deputetët e turpit- quhen këta të katër. Emrat që u betuan sot: Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushi dhe Enver Roshi.

Në protestë po flasin të gjithë kandidatët e PD e LSI, nga lista ku po deklarojnë dorëheqjen publike nga mandati i deputetit. Ndërsa katër deputetët e turpit po rrijnë në sallë e duartrokitën nga PS-ja, dhe nga ana tjetër thonë se përfaqësojnë opozitën. Një turp të tillë e morën këta katër deputetë e që do iu mbetet brez pas brezi.

Në protestë foli dhe djali i Azem Hajdarit që dënoi parlamentin e krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Erisa Xhixho tashme kandidate ne listat e LSI-se ne zgjedhjet parlamentare te 2017es, tha se nuk e pranoi mandatin e deputetes, pas doreheqjes se opozites. Ajo tha votat u blenë nga qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama
“Ky parlament ka prodhuar një qeveri bandash. Edi Rama sot është vetëm ndërkohë që ne jëmi shumë më shumë. Unë mendoj që për njerëzit e lirisë ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është që Rama të ikë. Unë dua të ndërtoj të ardhmen e fëmijëve të mi në Shqipëri. Unë do jem këtu derisa ky kryeministër të largohet. Isha në lista e LSI-së. U përballa me blerje votash. Ata nuk përfaqësojnë votat e Shqipërisë. Ta kemi të qartë se Rama mund të blejë deputetë me paratë e drogës por unë kam vendosur të jem një njeri i lirë së bashku me ju. Rama po ta them live, ti duhet të largohesh. Për t’i dhënë shansin Shqipërisë të ecë në sistemet integruese. Beteja jonë është e vështirë por është e drejtë. Askush nuk na blen dot ne. Ata janë vetëm, Rama është vetëm”, deklaroi Xhixho.
Në foto: Katër deputetët e turpit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?